Moti i keq, Anira Gjoni nga IGJEO: Nuk ka rrezik për përmbytje, por do ketë rënie të ndjeshme temperaturash! 5 qarqet ku priten reshje intensive

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferikë të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Anira Gjoni përfaqësuese nga instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv se nuk ka rrezik për përmbytje, por pritet që të ketë reshje shiu si dhe ulje temperaturash. 5 janë qarqet ku pritet të ketë reshje intensive shiut, Shkodra, Lezha, Elbasani, Durrësi dhe Vlora. 

Ato priten të shoqërohen dhe me shtrëngata në qarkun Shkodër dhe Elbasan. Reshjet priten të jenë edhe në formën e dëborës, në zonat malore të vendit, në lartësitë mbi 300 m mbi nivelin e detit. Lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm do të kenë shtim të prurjeve, por nuk priten dalje nga shtrati.

‘Nuk ka rrezik për përmbytje nga lumenjtë. Reshje intensive shiu pritet që të ketë në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës. Gjatë natës së sotme e ditës së nesërme pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave. Presim reshje dëbore në zonat malore të vendit kryesisht në pjesën veriore dhe juglindore. Duhet të kenë kujdes nga akset rrugore nga ngricat, qoftë edhe nga reshjet e shiut që do vijojnë edhe sot.’- tha Gjoni.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton