Moti i keq përfshiu vendin këtë fundjavë. në disa zona kalimi i automjeteve këshillohet të bëhet me zinxhirë si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave.

Në një njoftim, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se temperaturat në Qarkun Korçë kanë qenë  të ulëta -11 gradë.

Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir - Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë si dhe në Dardhë.

Në Veri qarkullohet pa probleme.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në kilometrin e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.

Si pasojë e motit të keq me erëra të forta në formë cikloni pati probleme edhe në rrjetin elektrik.

Operatori i Shpërndarjes Elektrike njofton se janë këputur përcjellësa, janë thyer izolatorē si dhe ka pasur bashkim përcjellësash në linjat e tensionit të mesëm 10/6kV.

Nga informacioni i orës 8.00 të ditës së sotme, më të prekura nga defektet janë  rajonet e Shkodrës dhe rajoni i Burrelit.

Ka një përmirësim të gjendjes përsa i përket defekteve në rajonin e Elbasanit.

Rreth 50% e fiderave në këto rajone janë stakuar si masë sigurie për të parandaluar defekte të mundshme në rrjetin shpërndarës.

Difekte në linjën elektrike janë shfaqur edhe në zonën Dajç-Dragushë si edhe në linjat brëndshme të furnizimit me energji elektrike, që kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e energjisë në pjesën më të madhe në Lezhë, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Kolsh, Shënkoll, Zejmen, Balldre, Dajç, Blinisht, Kallmet dhe Ungrej.

Kjo situatë, ka sjellë  probleme e vështirësi në jetesën e banorëve të Lezhës, në veçanti në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në trajtimin me ushqim të bagëtive në zonat rurale.