SHKODËR - Moti i keq ka shkaktuar një sërë problemesh natën e mbrëmshme në Shkodër.
Ata që i kanë ndjerë më shumë dëmet e reshjeve intensive të shiut kanë qenë të pastrehët. Një natë tmerri ka përjetuar edhe familja Dauti në Shkodër, të cilët prej një jave jetojnë nën një çadër.

Sipas nënës së 3 fëmijëve, Mimoza Dauti, shiu ka lagur të gjitha orenditë shtëpiake, rrobat e familjes, ndërsa drama shtohet më shumë nga lagështira dhe i ftohti, që u ka depertuar deri në palcë. Ajo apelon për ndihmë dhe strehim nga shteti, pasi çdo ditë e më tepër rëndohet gjendja e kësaj familjeje.

Banesa e familjes Dauti është dëmtuar gjatë përmbyetjeve të vitit 2010, ndërkohë që pasojat e këtyre dëmtimeve kanë bërë që ajo të shembet këtë të hënë. Pesë persona, katër nga të cilët janë femijë kanë një javë që vuajnë mungesën e një strehë, ndërsa nata i gjen me lutjen që të paktën shi të mos bjerë.

(s.f/Shqiptarja.com)