TIRANE- Avokati i Popullit i kërkon pushtetit vendor të marrë masa për krijimin e vendstrehimeve apo vendqëndrimeve për shtresat në nevojë, për të parandaluar situatat e vështira të vitit të kaluar të shkaktuara nga moti i keq me reshje dëborë.
“Vitin e kaluar si rezultat i të ftohtit dhe reshjeve të dëborës që përfshiu vendin, qindra familje në veri u bllokuan dhe qindra qytetarë të pastrehë vuajtën pasojat e dimrit dhe menaxhimit të vështirësuar nga ndërhyrja jo në kohë”- deklaroi sot Avokati i Popullit duke i kërkuar pushtetit vendor të marrë masa për të përballuar temperaturat e ulëta dhe kushtet e vështira të motit që janë parashikuar të vijnë në ditët në vijim.
“Nuk duhet të harrojmë që për shumë nga ne mund të jetë një fillim normal i dimrit, për shumë nga bashkëqytetarët tanë të varfër dhe në kushte të vështira financiare, banimi, ose të pastrehë endacakë, pjesëtarë të komunitetit rom është fillimi i një periudhe të vështirë gjatë së cilës kanë nevojë për ndihmë”- apeloi sot Avokati i Popullit nëpërmjet zëdhënëses Elona Demollari.
Bazuar në ligjin për emergjencat Civile dhe ligjin për Avokatin e Popullit, ky institucion rekomandon marrjen e të gjitha masave të mundshme organizative për përgatijen e vendstrehimeve apo vendqëndrimeve të grupeve në nevojë emergjente, pjesëtarë të komunitetit rom, endacakë, e të pastrehë dhe këdo që kërkon ndihmë nga pushteti vendor, me qëllim parandalimin e situatave që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre, veçanërisht të fëmijëve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com