TIRANE- Ulja e temperaturave nën zero gradë ka bërë që ngricat të shfaqen nëpër rrugë që ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Korçë dhe në Kukës
Korçë
Reshjet e borës dhe temperaturat nën zero gradë kanë përfshirë prej pasdites së djeshme të gjithë rajonin e Korçës, duke krijuar vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore. Trashësia e borës në zonat malore ka arritur deri në 7 cm, ndërkohë që në disa akse janë prezente dhe shtresat e akullit. Sipas Drejtorit të Rrugëve Rurale, Nevjon Kodrasi reshje intensive bore ka patur në fshatin turistik të Voskopojës, Dardhë si dhe në komunën e Lekasit. Ndërsa në rrethin e Ersekës reshje intensive janë regjistruar në fshatin Butkë dhe Shtikë.
Vështirësi qarkullimi ka patur gjithashtu në Qafë Thanë si dhe në Qafën e Qarrit. Megjithatë pavarësisht reshjeve nga drejtoria e Rrugëve nuk raportohet asnjë aks i bllokuar, ndërkohë që këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë, kryesisht në ato akse ku janë prezente dhe shtresat e akullit. Në akset problematike prej orëve të para të mëngjesit është operuar dhe me hedhjen e skories. Përsa i përket rrethit të Devollit pohoet se nuk ka rrugë problematike.
Kukës
Probleme me reshjet e dëborës ka pasur edhe në rrugën e kombit, ku vetëm pas dy orësh është hedhur kripë dhe skorje dhe është normalizuar situata.
Gjithashtu aksi Kukës-Qafë Mali, Kukës-Krumë-Bajram Curri trashësia e akullit ka qenë problematik. Dje në orët e vona janë shfaqur probleme në aksin Tuneli i Kalimashit-Kukës ku rreth 40 autombjete kanë ngelur për orë të bllokuar dhe pasi është hedhur kripë dhe skorje është bërë të mundur kalimin e tyre.
(sç/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com