Kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa ka folur në ceremoninë përmbyllëse në aktivitetin rinor ”Drejtues për një ditë” ka thënë se institucioni që drejton ka marrë masat për çdo situatë që mund të shfaqet gjatë këtyre dy ditëve kur Tiranën pritet që ta përfshijë një mot i paqëndrueshëm me reshje shiu të dendura, ndërkohë që janë në gatishmëri 2 qendra në Tufinë.

Ai iu ka bërë thirrje qyetarëve që të evitojnë qarkullimin me automjete të vogla dhe të mos dalin nga shtëpitë.

Iu këshilloj qytetarëve që të mos përdorin automjetin, të evitoni lëvizjet dhe ardhjet në Tiranë. Parashikojmë shumë reshje, prandaj kemi 2 qendra emergjence në Tufinë për evakuime. Qytetarët të mos lëvizin gjatë orëve të ditës. Evitoni lëvizjet e panevojshme.Emergjencat janë gati për cdo befasi të motit” ka thënë Veliaj.

Ndërkohë, duke u ndalur tek projekti për shndërrimin e sheshit ‘Skëndërbej” në pedonale, Veliaj ka thënë se, ky projekt parashikon mbjelljen e 35 mijë luleve, 10 mijë shkurreve dhe 5 mijë pemëve dekorative.

Kemi shtuar ishujt e gjelbërimit në Tiranë. Do jenë 35 mijë lule, 5 mijë pemë, 10 mijë shkurre dekorative. Shesh do jetë i ndërthurur me natyrën. Kemi një projekt të fortë, kemi shtuar gjelbërimin ku do të bëjmë më shumë aktivitete në sheshin e Tiranës” ka shtuar ai.
 
Duke u ndalur edhe tek taksat, Veliaj ka thënë se, nuk do të shtohen taksat dhe se të gjitha do të paguhen në faturën e ujit të pijshëm, për të evituar sorollatjen e qytetarëve.

Të gjitha faturat do të jenë të përfshira në faturën e ujit të pijshëm” ka përfunduar ai.

Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në aktivitetin “Drejtues për një ditë”

Ndërkohë, më herët ka qenë drejtori për Zhvillimin e Marrëdhënieve me Komunitetin dhe Njësitë Administrative në Bashkinë e Tiranës, Admir Abrija, që iu ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditës së nesërme të shmangin lëvizjet me mjetet e tyre.
 
Abrija ka këshilluar qytetarët që "të përpiqen të përdorin transportin publik për të udhëtuar nga një destinacion në tjetrin”,

“Bashkia e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët jetojnë në zona rurale të saj, që të marrin masa e të mos frekuentojnë brigjet e lumenjve në zonat që paraqesin rrezikshmëri”, shtoi ai.
 
Gjithashtu, Abrija tha se Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet e veta për të qenë të gatshme për të ndërhyrë dhe për ti ardhur në ndihmë çdo situate emergjente që mund të krijohet. Puna është bashkërenduar me njësitë administrative, Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Emergjencave Civile, shtoi ai.
 
Bëhet me dije se rreth 1200 punonjës nga Bashkia e Tiranës dhe mbi 60 mjete janë në terren.