Metodi Marku flet për Report Tv mbi parashikimin e motit gjatë ditëve në vijim, pas reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës. Ai konstaton se të dielën dhe të hënën e ardhshme do të ketë reshje, kryesisht në veri – perëndim të vendit, të cilat do të jenë të lehta. 

Meteorologu shprehet se ky dimër ka qenë më i butë, sidomos në krahasim me dimrin e kaluar që shënoi vlera të ulta kryesisht në anën perendimore. "Rritja e parë e temperaturës do të shenohet nesër. Bëhet fjalë për një rritje prej dy deri në tre gradë. Në fillim të javes që vjen, temperaturat do të kenë tendence për rënie. Rënia do të jetë e lehtë, pasi do të vijë pas një fundjave me temperatura të larta.

Në përgjithësi, koha do të jetë e qëndrueshme. Për 4-5 ditë do të kalojë një masë e gjerë ajrore, e cila do të shtrihet që nga Italia veriore në perëndim, deri në Bullgari e Greqi sa i përket lindjes. Per ata që duan te udhëtojnë në rajon, moti do të ketë stabilitet. E vetmja problematike do të jenë temperaturat gjatë natës në akset jugore, pasi mund të krijohen ngrica për shkak të pranisë ujore në asfalt.

Sidoqoftë, sidomos në ditët në vijim, nuk priten reshje te forta dhe as afër akseve rrugore nacionale. Temperaturat e muajit shkurt pritet që në total të jenë mbi mesataren shumëvjeçare të tij, gjë që është e habitshme për dimrin aktual".

d.gj/Shqiptarja.com