Në rrugët nacionale Burrel - Skuraj dhe Burrel - Rrëshen ka janë hasur probleme edhe sot si pasojë e motit të keq.
Në segmentin e Shkopetit pati rënie të gurëve në të gjithë gjatësinë e tij. Ndonëse firma mirëmbajtëse ishte gjithë kohën në terren, herë herë rruga ishte me një kah lëvizje. Për fat të mirë nga prania e gurëve në rrugë nuk pati aksidente rrugore.
Më problematike situata ishte në aksin tjetër nacional Ura e Matit - Rrëshen. Edhe gjatë ditës së djeshme por edhe gjatë ditës së sotme ka patur rënie të vazhdueshme të dherave.
Më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është kthyer me një sens lëvizje. Ndërkohë dalja e përroit të Urakës në fshatin Bruç rrezikon përmbytjen e disa banesave për shkak të prurjeve të shumta të cilat kanë dëmtuar argjinaturën mbrojtëse.
Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli i shoqëruar nga kryetari i sapo zgjedhur Altin Bojni panë nga afër situatën në fshatin Bruç. Zeneli tha se situata është e rëndë sa i përket rrugëve rurale, ndërsa ekipet e Bashkisë janë në terren.
Ndërkohë, “Ura e Lufit” në Zenisht është në prag të shembjes pasi është e mbuluar nga uji dhe në këmbën jugore të saj është hapur një gropë e cila vijon të gërryejë bazamentin.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit në Vlorë, evakuohen 14 familje në Njësinë Novoselë dhe Fier! Çahet argjinatura në Kune Vain, pamjet me DRON









