Pas ditëve përvëluese, duket se moti mbrëmjen e sotme ka marrë një tjetër kthesë. Në disa qytete përfshirë Tiranën, Fierin, Vlorën e Kukësin janë rikthyer reshjet e shiut.

Në disa zona ato janë shoqëruar me erëra dhe shkarkesa elektrike. Kështu në Kukës erërat e forta kanë shkaktuar problem në disa fshatra, kryesisht sa i përket furnizimit me energji elektrike. Ndërkohë në qytetin bregdetar të Vlorës era ka marrë para karriget e lokaleve në zonën e Lungomares.

Më herët edhe specialistja e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni, tha për Report Tv se pse java nisi me temperatura të larta, vijimi i saj do të jetë më i freskët. Rënia më e ndjeshme  e temperaturave pritet të shënohet të premten.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Korrik, 07:09

    Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?