Moti, lirohen akset nacionale
ndërpritet procesi mësimo

Moti, lirohen akset nacionale<br />ndërpritet procesi mësimo
TIRANE- Reshjet e dendura të dëborës që kanë nisur pasditen e djeshme të shoqëruara nga era e fortë e temperaturat e ulëta kanë bllokuar mëngjesin e sotëm  disa akse nacionale në veri dhe jug të vendit, ndërsa dhjetra komuna janë izoluar nga bora. Akset nacionale Peshkopi-Tiranë, Gjirokastër- Sarandë, te Qafa e Muzinës, Shkodër- Malësi e Madhe janë liruar gjatë paradites raportoi në mesditë Drejtoria e Emergjencave. Problematike kanë qene qarqet Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Pukë, Dibër.  

Ora 15:00 OLLI: TE GJITHE AKSET NACIONALE TE LIRA, KEMI MJETET PER TE PERBALLUAR SITUATEN
Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, Leonard Olli në një konferëncë për shtyp mesditën e sotme njoftoi se situate e rënduar dhe problematike mëngjesin e sotëm ka ardhur drejt përmirësimit gjatë ditës. Situata më problematike kanë qenë në Korçë, Dibër, Gjirokastër, ndërsa në zona të tjera të vendit ka pasur reshje shiu, por që skanë shkaktuar dëme. Olli njoftoi se mesditën e sotme edhe ato akse nacionale kombëtare që mëngjesin e sotëm ishin bllokuar, tashmë ato janë të lira, por në disa raste është I domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.
“Qafa e Muzinës që lidh Gjirokastrën me Sarandën është i qarkullueshëm. Lëvizet me një drejtim dhe përdorimi i zinxhirëve është I domosdoshëm.
Në veri dhe verilindje, në Malësinë e Madhe janë 4 komuna të bllokuar. Katër komuna të bllokuara në Pukë. Akset nacionale janë të kalueshme, I qarkullueshëm dhe aksi Fushë Arrëz- Pukë.

Në Kukës Rruga e kombit është e qarkullueshme me të dyja drejtimet. 14 borëpastruese punojnë për të mbajtur të hapur këtë aks. Në Thirrë, trashësia e borës është 1.20 cm. Në Kukës 7 komuna kryesisht malore janë të bllokuara.
Në Dibër, problematika që ka qenë kryesisht në aksin nacional Peshkopi- Burrel tashmë është zgjidhur. Aksi është i lirë dhe i qarkullueshëm nga mjetet. Në zonat rurale 8 komuna të bllokuara.  Më ndryshe paraqitet situate në Korcë, për shkak dhe të reshjeve të pakta që ka pasur gjatë natës. 4 komuna të bllokuara, përfshirë dhe rrethin e Pogradecit. Rrugët nacionale të kalueshme dhe të lira, në Qafë Thanë e Qafë Qarr përdorimi i detyrueshëm i zinxhirëve. Në Gjirokastër reshjet e borës kanë mbuluar dhe Tepelenën e Përmetin. 7 komuna të bllokuara kryesisht malore, akset naconale të qarkullueshme
Aksi Tepelenë- Gjirokastër, Gjirokastër- Përmet, të kalueshme.
Olli njoftoi se nga ministria e Brendshme Drejtoria e Emergjencës Civile dhe ministritë e linjës janë në ndjekje të situatës për të bërë të mundur shpëtimin e mbrojtes së qytetarëve.
“Deri tani nuk kemi pasur raste të kërkesave të urgjencës mjekësore nga të gjitha zonat ku përmendëm. Nuk kemi pasur as kërkesa për furnizimin me ushqim dhe veshëmbathje” njoftoi Olli duke shtuar se kjo ministri është e përgatitur për të përballuar situatën. “Kemi stokun e nevojshëm ushqimor, dhe stokun e medikamenteve”. Shtabet e emergjencave janë non stop dhe në të gjitha prefekturat e qarqeve është bërë mbledhje për të ndjekur situatën nga afër. Olli shpjegoi gjithashtu se për shkak të furtunave ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

SITUATA SOT NE MENGJES
NDERPRITET PROCESI MESIMOR
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në disa qarqe është ndërprerë procesi mësimor. Në Pukë, Kukës, Elbasan dhe në disa fshatra të Korçës sot nuk është zhvilluar mësimi në shkollat 9 vjeçare dhe në shkollat e mesme. Në Kukës, mësuesit nuk kanë mundur të shkojnë në shkolla për shkak të akseve rrugore të pakalueshme. Drejtoria arsimore e Kukësit ka urdhëruar që fillimi i shkollës të bëhet të hënën.

DIBER
Në qarkun e Dibrës si pasojë e dëborës është bllokuar rruga nacionale Peshkopi-Tiranë si dhe komunat Trebisht, Kala e Dodës, Lurë, Sllovë, Ostren, Zerçan, Muhur, Macukull, Xibër. Ora news raporton për prani të disa automjeteve që kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Buallit ku trashësia e dëborës ka arritur në 60 cm. Borëpastrueset po punojnë për zhbllokimin e rrugëve por kanë hasur në vështirësi pasi reshjet e dëborës vijojnë ende të bien.

KUKES, BLLOKOHET AKSI RRESHEN- KALIMASH

Në Kukës të gjitha akset që lidhin qytetin me të gjitha komunat janë të bllokuara nga bora. Brenda në qytet trashësia e dëborës arrin në 50 cm, ndërsa në afërsi të tunelit të Kalimashit trashësia e dëborës ka arritur në mbi 1,2 metër. Po bëhen përpjekje për mbajtjen hapur akset nacionale. Kështu, aksi rrugor Kukës – Krumë dhe Kukës - Qafë Shllak janë të kalueshme me një kalim, ndërsa terashësia e dëborës arrin në mbi 80 centimetra. Ndërkohë, janë plotësisht të pakalueshme akset rrugore Kukës- Peshkopi dhe Kukës – Shishtavec. Kjo ka sjellë izolimin e 8 komunave, nga 14 komuna të rrethit të Kukësit.Bllokohet aksi Rrëshen- Kalimash, ku trashësia e borës arrin në 50 cm. Policia nuk lejon lëvizjen e automjeteve në këtë aks.

PUKE
Në Pukë të gjitha komunat janë të izoluara. Lëvizja është e mundur vetëm me fuoristradë, ndërsa është ndërprerë procesi mësimor në shkolla.

HAS 25 FSHATRA TE IZOLUAR
Banorët e rrethit të Hasit thuajse janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e reshjeve të dendura të dëborës.  Trashësia e dëborës në qytetin e Krumës arrin në mbi 50 centimetra, ndërsa në zonat rurale mbi një metër. Duke përjashtuar fshatrat që ndodhen pranë akseve rrugore Krumë – Kukës dhe Krumë – Qafë Prush, ku lëvizja e mjeteve është njëkalimshe dhe i lidhin me qytetin e Krumës, fshatrat e tjerë janë krejtësisht të izoluar.
Tashmë janë krejtësisht të izoluar 25 fshatra nga 32 fshatra të rrethit të Hasit.

SHKODER
Shkodra është zgjuar sot me një trashësi bore rreth 20 cm vetëm brenda qytetit. Ndërkohë, ne komunat malore të qarkut, rikthimi i reshjeve të dëborës, ka ndikuar në përkeqësimin e situatës.  Burime pranë shtabit të emergjencës civile në prefekturën e Shkodrës, bëjnë të ditur për ATSH-në se si rezultat i reshjeve të dendura si dhe uljes së temperaturave, janë bllokuar sërishmi zonat e thella malore të Vermoshit në rrethin e Malësisë së Madhe, të Dukagjinit në rrethin e Shkodrës si dhe të Iballës në rrethin e Pukës. Ndërkohë, janë vënë në vështirësi serioze edhe akset rrugore nacionale. Strukturat e shtabit të emergjencës janë shpërndarë të gjithë në terren duke marrë masat e duhura për marrjen nën kontroll të situatës.

ELBASAN, E BLLOKUAR QAFE KRRABA
Të gjitha zonat rurale dhe malore janë të bllokuara. E bllokuar është dhe Qafë – Krraba, ndërsa me zinxhire mund të levizet vetëm në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë, por edhe ky aks është shumë i vështirë për shkak të dëborës. Mësohet se në të gjitha zonat malore dhe në zonat rurale, mësimi është ndërprerë për shkak të te ftohtit.

KORCE
Akset nacionale Korçë- Pogradec, Korçë- Bilisht kanë prani akulli dhe policia bën apel për kujdes dhe përdorimin e domosdoshëm të zinxhirëve.
EShte e bllokuar Qafë Krraba, ndërsa Qafë Thana, Qafë Qarri, Voskopojë e Dardhë lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.
Në Kapshticë, pala greke nuk ka lejuar lëvizjen e automjeteve të rënda të hyjnë drejt Greqisë, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë bllokuar akset rrugore në tokën greke.

GJIROKASTER 
Në akset nacionale  Gjirokastër- Tepelenë- Përmet lëvizja kryhet vetëm me zinxhirë. Qafa e Muzinës, që lidh Gjirokastrën me  Sarandën është e bllokuar. Gjashtë autobusë janë bllokuar mbrëmë dhe vetmë sot në mëngjes policia ka bërë të mundur lëvizjen e rreth 40 pasagjerëve, me automjete të vogla.  Ka probleme dhe në lëvizjen brenda në qytet.

( ne foto bora ne Rreshen, foto e publikuar ne facebook nga Gjergj Marku )
vijon
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD persërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve,si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet

Kredia e re për ndërtimin arrin vlerën më të lartë në të paktën 8 vjet