Trafik i rënduar është regjistruar këtë të diel në rrugët e Vlorës, ku qindra qytetarë i janë drejtuar qytetit bregdetar me automjetet e tyre.

Të favorizuar nga kushtet e mira atmosferike dhe temperaturat e larta, shumë pushues kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në plazhet e Vlorës dhe të jugut të vendit.

Fluksi i lartë i mjeteve ka sjellë vonesa dhe ngarkesë në akset kryesore, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Atmosfera verore që ka përfshirë zonën ka gjallëruar ndjeshëm qytetin, duke sjellë një numër të lartë vizitorësh në bregdet.