Situata shqetësuese e COVID, Brataj në Report Tv: Do kemi rritje të rasteve javët në vijim, orari i lëvizjes mund të ulet në 18:00 ose 20:00

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka paralajmëruar se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve. Orari i mbylljes, Brataj thotë se mund të ulet në 18:00 ose 20:00, me rritjen e rasteve.

“Kjo mbetet për t’u parë, në varësi të gjendjes së sistemit shëndetësor. Nëse rastet shtohen shumë dhe spitalet mbushen dhe rrezikohen resurset, patjetër që do të ketë shtrëngim masash. Pra lehtësimi, shtrëngimi apo mbatja konstant e masave anti-covid varet nga vetë njerëzit. Nëse respektojnë masat atëherë shifrat nuk do të rriten dhe nuk do të ketë shtrëngime.   

Një rritje e tillë, duhet mbyllja patjetër, jo se them unë. Nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore. Mund të ulet ora. Mund të mbyllemi ne 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet. Mund të ndërhyhet. Këto janë zgjidhjet, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të do mosdoshme”, tha ai.

Brataj tha se moshat më të prekura në dy javë kanë qenë 25-35 vjeç, por pas kësaj infeksionet filluan të rriteshin te moshat 50- 65 vjeç.

“Duke filluar nga fundi i muajit ka rritje të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale. Dihej se është një gjë që do të ndodhte. Shpreosj të mos vijojë me këto ritme dhe normal se shtimi i këtyre numrave çon në probleme. Në spitale ka akoma rezerva. Janë parashikuar skenarë të tjerë të spitaleve rajonalë. Në dy javët e para incidenca që kaloi në 2012 ishte mosha 14-25 dhe mosha 25-35 më të prekurat.

Pastaj filloi një rritje e moshave 50- 65 vjeç.  25-35 vjeç ka të sëmurë më shumë se çka pasur në të gjitha periudhat. Sepse e ndihen të pathyeshëm. Ky virus nuk lë shenjë dhe nuk duket dhe detyrimisht një gjë që nuk e shikon nuk e beson. Ka pasur rëndë, por jo shumë. Mjekësia nuk është asnjëherë një shkencë e saktë. Dhen ë ato mosha do të ketë forma të rënda. Sa më shumë përhapet infeksioni aq më shumë do kemi dhe mosha të reja”, tha ai.

Rreth 142 mijë doza vaksina nga Astrazenecia pritet të vijnë në shkurt në vendin tonë por Brataj tha se këto vaksina nuk rekomandohen te moshat mbi 65 vjeç.

“Nuk rekomandohet, sepse do një numër vullnetarësh të mjaftueshëm dhe sa të gjejmë vllnetarë do kohë. Nga kjo grupmoshë e kam kaluar këtë numër dhe aprovohet për persona mbi këtë moshë nuk  është bërë. Për këtë moshë zgjedhim pfizer. Në këtë moment ne na intereson që del një gjë më shumë. Ne kemi 3 plane vaksinini, 14 ose 24 muaj. Do ishte ideale të bëhet skenari i parë, por derisa këto skenarë të mbarojnë ne sduhet të ulim neglizhencën”, tha ai.

Sa i përket kërkesës së studentëve për rikthimin e tyre në auditoret e universiteteve, Bratja theksoi kjo momentalisht është e pamundur me rritjen e rasteve. Por për zhvillimin e provimeve në auditore, ai  tha se mund të ketë një mundësi, por ende nuk është marrë një vendim, pasi po diskutohet mes Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo e enjte ka shënuar një rritje shqetësuese të rasteve me COVID. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime, ku kanë rezultuar 1052 raste të reja ndërsa 14 persona kanë ndërruar jetë.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:18
Vendimi për studentët, Brataj: Mund të ketë një mundësi që provimet t’i bëjnë në auditore (VIDEO)

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se sa i përket kërkesës së studentëve për rikthimin e tyre në auditoret e universiteteve, kjo momentalisht është e pamundur me rritjen e rasteve.

Por për zhvillimin e provimeve në auditore tha se mund të ketë një mundësi, por ende nuk është marrë një vendim, pasi po diskutohet mes Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“E kemi diskutuar, konferenca u bë në fund të janarit dhe 3 ditë më pas kishte rritje dhe smund t ëmendosh të lirosh masat në një kohë që kemi rritje infeksioni. Janë të gjitha institucionet që i marrin vendimet. Për provikmet është situata e vështirë për momentin nëse do të ketë masa të marrjes nga ana jonë në këtë moment patjetër që do të diskutohet por është një situatë tepër delikate.

1000 e të infektuarve se kishim kaluar ndonjëherë.Mund të jetë një mundësi për studentët për provimet duke ruajtur masat por ende se kemi marrë një vendim. Komiteti në bisedime me MSH”, tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • korini: 04/02/2021 22:32

    Mbylle mbylle dhe coje sa me shpejt ne opozite shokun Edi Rama. Rinise i ka ardhur ne maje te hundes nga mbylljet pa sens (pasi virusin e merr kudo, te autobusi Lalit apo tek Tegu Samirit) dhe rinia do ta tundi nga themelet me vote izolacionizmin qe po prodhoni. Mezi po te pres 25 prill

    Përgjigju
  • I padituri: 04/02/2021 22:05

    Po ky ku e di qe do kemi rritje apo I ka gati numrat ky. Brataj thote qe vaksina nuk rekomandohet te njerezit mbi 65 vjec. Dmth te vaksinohen te rinjte qe nuk Kane rrezik per jeten kurse pleqte qe vdesin me shume nuk vaksinohen. Dicka nuk eshte e qarte ketu. Kjo loje do mbaroj kur te vaksinohen te gjithe dhe te vdesi gjysma e te vaksinuarve.

    Përgjigju
  • Ops: 04/02/2021 21:16

    O idjot mbyll lokalet, autobuzet te gjithe pa maska, club nate ato te rilindjes punojne , ca orari thua apo te falimentojn te gjithe dhe njerzit te cmenden nga disa te pa pergjwgjeshem

    Përgjigju
  • Ngop: 04/02/2021 21:15

    Ti e ke mir o shoku Brataj se dhe po u mbyllem prap e mer rrogen ti. Po punetoret e thjesht qe si lepihen naltmadhnis si tja bejn me ca ta mbyllin muajin? Se ky shkurtimi orarit do sjelli dhe shkurtim stafi bejeni mend mir

    Përgjigju
  • lulja: 04/02/2021 20:57

    Ulni oren policore

    Përgjigju
  • Ju q ropt: 04/02/2021 20:55

    Po pse nuk myllni kokalet e nates te gjith bejn muzik 500 veta nji ambient te vogel ? Ca faji kemi gjith ne tjeret te mbyllemi do punojm

    Përgjigju
  • Leo: 04/02/2021 20:25

    Uroj ti keni të gjitha rastet në Brataj e Kuç o farë e keqe

    Përgjigju
  • Toni: 04/02/2021 19:46

    Mbyllni shkollat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet