Moti nis kursin e ndryshimit! Ulje temperaturash, reshje shiu dhe deri në rrufe e breshër në zonat malore

Moti nis kursin e ndryshimit! Ulje temperaturash, reshje shiu dhe deri në rrufe e breshër në zonat malore

Foto ilustruese

Moti ka nisur të ndryshojë kursin me afrimin e kapërcimit t stinëve. Për ditën e sotme (26 Gusht 2024), Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet përgjithësisht nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës dhe pasdite mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu  me intensitet të ulët fillimisht në zonat kodrinore apo malore të jugut dhe më pas pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore në juglindje e  lindje reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe hera-herës deri mesatare, të shoqëruar me shkarkesa me elektrike e breshër lokal.

Era pritet të fryjë me drejtim  juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare, era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, e shoqëruar me valë në det, të forcës 1-2 ballë, por pa probleme me lundrimin.

Tabela e temperaturave dhe parashikimit për sot

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?