Pas paralajmërimit të dhënë nga Institutit i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, se përgjatë katër ditëve në vijim do ketë reshje intensive të cilat mund të shkaktojnë përmbytje, në Vlorë është mbledhur Shtabi i Emergjencave. 

Në mbledhje kanë marrë pjesë Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamo, kryebashkiaku Dritan Leli si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal, për marrjen e masave me qëllim që t'i paraprihet çdo situate emergjente. 

Ndërkohë, sipas kapitenerisë së Portit të Vlorës, do pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Vlorë-Brindisi për tre ditët e ardhshme dhe çdo mjeti tjetër lundrues në det të hapur. Trageti do udhëtojë sot në drejtim të Italisë, ndërsa kthimi do të bëhet pas kapërcimit të kushteve të vështira atmosferike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com