Moti, vjen i ftohti Siberian
sot borë në Tiranë

Moti, vjen i ftohti Siberian<br />sot borë në Tiranë
TIRANE- Shqipëria do të pushtohet nga i ftohti Siberian. Tirana, por dhe e gjithë Ultësira Perëndimore e vendit do të mbulohet nga bardhësia e borës sot pasdite. Të gjitha parashikimet e meteorologëve dhe të Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror konfirmojnë se reshjet e para të borës që do të zbardhin kryeqytetin do të nisin sot pasdite. Por përveç kënaqësisë dhe gëzimit që fal bora e parë, për këtë vit, për kryeqytetasit, duhet të bëjmë kujdes pasi në shtatë ditët e para të shkurtit, temperaturat do të jenë të ulëta nën mesataren shumëvjeçare. Moti i ftohtë me disa gradë nën zero, dhe i paqëndrueshëm, që do të mbizotërojnë në të gjithë vendin, na paralajmëron që të vishemi sa më ngrohtë.

Shefi i Meteorologjisë i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror, Kastriot Shurdhaj tha për “shqiptarja.com” se vlerat e temperaturave për 7 ditëshin e parë të shkurtit do të jenë nën mesataren shumëvjeçare.

“Shtatë ditëshi i parë i muajit shkurt do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm dhe të ftohtë, me vlera të temperaturës nën mesataren shumëvjecare. Do të shoqërohet me reshje dëbore të cilat do të përfshinjë pjesën e dytë të datës 1 shkurt dhe Ultërsirën Perëndimore. Intensiteti do të jetë i lehtë deri mesatar dhe do të vazhdojë deri më datën 2 shkurt. Era do të fryjë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi deri në 40 km orë” – na sqaron Shefi i Meteorologjisë i ANTA, Kastriot Shurdhaj.

BORE NE TIRANE E ULTESIREN PERENDIMORE
7 ditëshi i parë i muajit shkurt do të jetë kryesisht me mot të paqëndrueshëm dhe të ftohtë. Me vlera të temperaturës nën mesataren shumëvjecare.  Do të shoqërohen me reshje dëbore të cilat do të përfshinjë pjesën e dytë të datës 1 dhe Ultërsirën Perëndimore. Intensiteti do të jetë i lehtë deri mesatar dhe do të vazhdojë deri më 2 shkurt. Era do të fryjë nga Jugu dhe Juglindja me shpejtësi deri në 40 km orë.

ME 6- 7 SHKURT I FTOHTI SIBERIAN
Për datat 3, 4 dhe 5 shkurt ANTA parashikon reshje të shiut në Ultërsirën Perëndimore ndërsa dëbora do të vazhdojë në lartësitë mbi 400- 500 metra. Temperaturat minimale për këto ditë do të variojnë nga -2 në -4 gradë Celcius, dhe në 8-10 gradë Celcius, ato maksimalet. “Në datat 6 dhe 7 shkurt do të ketë reshje të pakta dëbore në të gjithë vendin, por temperaturat do të jenë shumë të ulëta për shkak të masave të ftohta siberiane.”- na tregon Shurdhaj.

Temperaturat minimale në këto ditë do të variojnë nga – 20 gradë, që do shënohen në Peshkopi, Korçë  e Kukës, deri në – 4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale, nuk do i kalojnë 5 gradëve dhe do variojnë nga 2- 5 gradë Celcius. Era do të fryjë mesatare deri në 20 km në orë nga veriu e verilindje.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset