Jorge Lorenzo rezultoi piloti më i shpjetë në pistën e Jerez në provat zyrtare. Kampioni i Yamahas nuk ka rivalë në cirkuitin e Spanjës duke regjistruar kohën më të mirë 1:38.673,

ndërsa me +0.247 vonesë pas tij u rendit Dani Pedrosa me Honda dhe në vendin e tretë Marc Marquez me +0.298 nga Lorenzo.

Bie në sy lehtësisht që tre vendet e para janë mbërthyer nga vendasit duke premtuar spektakël mes spanjollëve nesër në garë.

Ndërsa në vendin e katërt do të niset Crutchloë me Yamaha, Valentino Rossi vetëm i pesti.