Horge Lorenco është fituesi i provave zyrtare për çmimin e madhe të Japonisë në Montegi.

Piloti i Yamahas arriti të siguronte kohën më të mirë në fund të provave me 1 minutë e 44 sekonda e 969 të mijtat.

Spanjolli tjetër Pedroza nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i dytë në renditje, ç’ka do të thotë se në garën e nesërme lufta do të jetë mjaft e ashpër nga starti deri në finish.

Podiumin e më të mirëve në nisje e plotëson Kraçlou, i cili vazhdon të tregojë një formë shumë të mirë në MOTO GP.

Valanetino Rossi nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë në Montegi duke konfirmuar edhe njëherë momentin jo të mirë që po kalon më motorin Ducati.

(d.b/shqiptarja.com)