Jorge Lorenzo fitoi pole - position në pistën e Brno-s, i dyti u pozicionua shoku i tij i skuadrës Crutchlow dhe i treti Pedrosa. Në radhën e dytë të nisjes do të jenë Dovizioso me Yamaha, e Valentino Rossi me Ducati.

Largimi i Stoner i ka hapur rrugë Lorenzos të dominojë në MOTO GP duke mos patur kundërshtarë për ta ndalur. Megjithatë gjithcka do të vendoset nesër, se cili do të arrijë që të triumfojë në pistën e Brnos-s. Duke përjashtuar kandidatët kryesor për të fituar, nuk mbetet pas Valentino Rossi, i cili pritet që të thotë fjalën e tij, pavarësisht problemeve të shumta me motorin.

(d.b/shqiptarja.com)