Tre gara nga përfundimi i edicionit të MOTO GP, Daniel Pedrosa ka fituar Çmimin e Madh të Sepangut në Malajzi duke e ngushtuar diferencën me Lorencon në 23 pikë.

Sakaq, kampioni i botës në fuqi Kejsi Stoner ka përfunduar në vendin e tretë në podiumin e Malajzisë. Çmimi i Madh i Sepangut është karakterizaur një nga mot me shi të dendur duke e vështirësuar dhe ndërprerë garën.

Pas gjysmë ore ndërprerje, me kohën që po përkeqësohej akoma më shumë nga shiu, organizatorët e garës vendosën që të shpallnin si përfundimtare renditjen e xhiros së 13-të, moment në të cilin Pedrosa kryesonte.

Spanjollit i ka buzëqeshur fati duke mbetur në garë për të fituar kampionatin në dy garat e fundit. Përpara fillimit të garës së Sepangut, të gjithë pilotët dhe skuadrat kanë përkujtuar pilotin italian Marco Simonceli, i cili një vit më parë humbi jetën në një aksident tragjik.

(d.b/shqiptarja.com)