Moto-bombë në mes të qytetit/ Lirohen të dyshuarit për atentin ndaj të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla

Moto-bombë në mes të qytetit/ Lirohen të dyshuarit për atentin ndaj të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla

Lulzim Kulla dhe vendi i atentatit

Tre të dyshuarit për atentatin që tronditi qytetin e Shkodrës më 13 janar 2018 ndaj Lulzim Kullës tashmë janë jashtë qelive.

Mësohet se Endri Çopja është lënë me masën "arrest shtëpie" pasi i kanë mbaruar afatet e paraburgimit dhe është zbutur akuza.

Ndërsa më parë Argel Lulaj dhe Serxho Teta janë lënë me masën e sigurisë "detyrim paraqitje" pasi është vertetuar se nuk kanë qenë ditën e ngjarjes në Shkoder.

Endri Copja ka thënë se i kam sjellë motorin një personi me emrin Toni për t’ja shitur dhe jo per vrasje.

"Pasi jam arrestuar kam mësuar se Toni ka qenë Boran Bercana i cili eshte vrarë më 15 korrik", ka thënë ai. 

Argel Lulaj ka qenë të nesërmen bashkë me Endri Copaj në Shkodër për të marrë makinën me të cilën Çopaj kishte ardhur një ditë më parë dhe e kishte lënë në Shkodër pasi drejt Elbasanit ishte larguar bashke me Boran Bercanën me mjetin e këtij të fundit por pa e ditur identitetin e vertete Ndërsa Serxho Teta nuk ka qenë asnjeherë në Shkoder.  Për Endri Çopaj është ndryshuar akuza nga vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë. 

Ngjarja e rëndë në janar të vitit 2018 ndodhi në lagjen "Partizani", fare pranë qendrës së qytetit dhe përballë tregut, plot me njerëz.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre