Piloti i Yamahas, Jorge Lorenzo ka triumfuar në garën e pestë të sezonit të klasës mbretërore në kampionatin Moto GP, e vlefshme për Çmimin e Madh të Katalonjës. Spanjollin deri tek fitorja e tretë në këtë vit erdhi pasi kaloi finishin për kohën totale prej 43:07.681 minuta, pesë sekonda më shpejt se bashkëpatrioti i tij, Dani Pedrosa me Repsol Honda.

Në vendin e tretë gjeti veten piloti i Tech Yamaha 3, Andrea Dovizioso. Kampionati i këtij viti në MotoGP vazhdon në pistën e "Silverstone" më 17 qershor për Grand Prix të Britanisë së Madhe.

Jorge Lorenzo (Yamaha) dhuroi një duel të bukur ku ndërroi vende disa herë me Pedrosa (Honda, 2°) por që në fund vlejti krenaria në pistë, e katalanasit që entuziazmoi tifozët. Në renditjen e botërorit, Lorenzo mban vendin e parë me 115 pijë, +20 pikë mbi Stoner.(rb/shqiptarja.com)