Spanjolli i skuadrës së Honda është kthyer në interpretuesin më të mirë të provave që nisën me pak shi në një pistë të lagur dhe më pas u mbyllën me kushte të mira. Në vendin e dytë të nisjes do të jetë Stoner (Honda, +0.303) de më pas Dovizioso (+0.338, Yamaha).
Në linjën e dytë të nisjes vijojnë motorët Yamaha të Lorenzo (+0.466), Crutchloë (+0.540) de amerikanit Ben Spies (+1.031). Italiani Valentino Rossi njitet i 7° (Ducati, +1.269) duke lënë pas krahëve Bautista (Honda), Barbera (Ducati) e Abraham (Ducati).
Ka arritur të luftojë, por nuk i shpëtoi vendit të fundit në prova, talenti Vermeulen që në motorin e Edwards (mungoi prej dëmtimit) do të niset i 21°. (rb/shqiptarja.com)