Motori i tyre shpërtheu në flakë pas aksidentit, shuhen tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

Motori i tyre shpërtheu në flakë pas aksidentit, shuhen tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

Stella Vasilika Kerxhalli dhe Kristian Milo

Një aksident tragjik i ka marrë jetën modeles me origjinë shqiptare, Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç  së bashku me partnerin e saj. Motori me të cilën ata udhëtonin u përplas me një automjet jetër tip Merecedz Benz qe drejtohej nga nje 34-vjeçar rumun dhe menjëherë pas përplasjes ka shpërthyer në flakë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rrugën Acqua Vergine të Romës,  ku edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e “Tor Vergata", 31-vjeçarja shqiptare nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve. Po kështu i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme në aksident.

Siç raportojnë mediat italiane, cifti ishte njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe që nga momenti që e kishte parë, Chris nuk kishte mundur t’i hiqte dot sytë prej saj.

“Ata ishin shumë të dashuruar. Kishin shkuar për të jetuar bashkë në ‘Giardinetti’, kishin blerë një shtëpi dhe kishin filluar planet për martesë. Nuk mund ta besoj është një makth. Unë humbas një koleg, një mik dhe një vëlla. Ai ishte personi i parë që takova në akademi, dhe që atëhere kemi shkuar përpara së bashku. Ai bënte fotot dhe unë videot. Të mërkurën ne e kishim lënë të takoheshim së bashku”, tregon Giuseppe Torcaso, një bashkëpunëtor i ngushtë i Christian.

Familjarët dhe miqtë janë pa fjalë dhe nuk munden dot të përshkruajnë tragjedinë që ka ndodhur. Prindërit e Christian ishin me pushime kur mësuan për ngjarjen e ndodhur. Motra e tij e tronditur shprehet se pavarësisht se nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, Chris dhe Stella nuk janë më.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit Mercedes me të cilin ndodhi përplasja nuk ka mbetur i lënduar, por është shoqëruar nga policia për të kryer testin e alkoolit dhe drogës. Siç bëhet e ditur nga të dhënat paraprake, ai kishte qëndruar për t’iu dhënë ndihmën e parë viktimave por kishte qenë e pamundur të mbaheshin në jetë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë