SHBA – Një motorskaf i garave është përplasur me turmën e spektatorëve pasi humbi kontrollin dhe doli nga uji. Video është filmuar nga njëri prej spektatorëve, të cilët pasi kanë par varkë që po drejtohej drejt tyre u larguan me shpejtësi për të shpëtuar jetën.

Gjatë momentit të aksidentit, motorskafi ishte me shpejtësi të lartë, rreth 128 kilometra në orë, por nuk është ende e qartë nëse ka patur persona të lënduar. Incidenti ndodhi për shkak të një gabimi të drejtuesit, i cili u fut gabimisht në kthesë dhe për pasojë humbi kontrollin dhe përfundoi drejt e në turmën e njerëzve.

Gara e këtyre varkave lindi si një sport në Zelandën e Re në vitin 1981. Ekipi që ndodhet në motorskafi përbëhet nga drejtuesi dhe nga një udhëzues që rekomandon drejtuesin.