Motra e Bes Kallakut flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezaj: E kam si motër! Është si dritë, jam e lumtur që i shikoj në familje të bukur

Motra e Bes Kallakut flet për marrëdhënien me Xhensila Myrtezaj: E kam si motër! Është si dritë, jam e lumtur që i shikoj në familje të bukur

Ana dhe Xhensila

Moderatorja Ana Kallaku ka folur për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn, për të cilën nuk kurseu aspak fjalët e ëmbla.Ajo rrëfeu se janë rritur bashkë dhe kanë marrëdhënie si motra e shoqe.

“Kunata ime është si dritë dhe si ditë bashkë. Xhensila është një dashuri e madhe shumë. Ne kemi jetuar në një kohë të gjatë bashkë dhe jemi rritur sëbashku. Jam e lumtur që i shikoj bashkë me Besin në një familje aq të bukur. Gëzoj faktin që e kam nusen e vëllait si motër shoqe, e çdo gjë tjetër”, u shpreh Ana Kallaku në një intervistë televizive.

Më herët, Ana Kallaku ka thënë se gruaja e vëllait të saj është aq e afërt me të sa ndjen sikur e njeh prej një jete.  

“Me Xhensilën, më duket sikur jam rritur. Ajo ishte vetëm 17 vjeç kur hyri në shtëpinë tonë, por ne dhe kemi jetuar një pjesë të mirë të kohës bashkë. Në të vërtetë, mbaj mend vetëm pak gjëra që nuk kanë lidhje me Xhensilën. Jemi shumë shumë të lidhura, jemi edhe një moshë, kemi vërtet një marrëdhënie shumë të bukur. Kur e shoh sesa të lumtur e bën Xhensila vëllanë tim dhe kur ata të dy janë të lumtur bashkë, atëherë edhe unë jam shumë e lumtur”, tha Ana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?