Motra e Ergi Dinit: Mendoja fundin
e botës por jo të ndahesha nga ti 

Motra e Ergi Dinit: Mendoja fundin<br />e botës por jo të ndahesha nga ti 
Këngëtarja e njohur Barbana Dini përmes një statusi në Instagram, ka shprehur gjithë dhimbjen që ndjen ajo dhe familja e saj pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj, Ergi Dini.

Ajo shkruan se për 22 vite, Ergi i kishte dhuruar gjithë lumturinë e botës. Barbana shkruan gjithashtu se se kishte menduar çdo gjë tjetër në botë, vetëm ndarjen nga Ergi nuk e kishte menduar.

Statusi i plotë i Barbanës:
Per 22 vite, kisha gjithe boten ne duar, prandaj e them me plot bindje qe i mora maksimumin e lumturise ksaj jete per sa kohe te kisha afer! Kisha menduar fundin e botes por jo te ndahesha prej teje!
Te kisha shume me shume se vella!Kurre nuk e kam dashur veten sa te kam dashur dhe te dua ty!Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetem per mua, por per shume njerez!Mami,babi dhe Arlinda qe ti i doje pafund jane ketu ne ferr me mua, prandaj, ti pusho i qete!,”


Ergi ndërroi jetë mbrëmjen e 21 nëntorit së bashku me shokun e tij Kejdi Halili në një aksident me motor në Tiranë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike