Motra e ish-missit Arnita Beqiraj  
një Kate Moss shqiptare?

Motra e ish-missit Arnita Beqiraj  <br />një Kate Moss shqiptare?
Ndoshta ajo nuk është shumë e njohur në media apo për publikun shqiptar, por bukuroshja Ani Beqiraj që në pamje të parë të jep përshtypjen e një modeleje të njohur, e pikërisht të Kate Moss.

Në disa të publikuara nga stilistja Tefta Seiti në faqen e zyrtare të atelierit  “T&N couture” ku shfaqen disa nga krijimet te saj për sezonin e verës, të cilin e kemi lënë pas mund të shohim 25 vjeçaren,  pozat dhe tiparet e së cilës të kujtojnë gjithnjë e më shumë fillesat dhe tiparet e supermodeles së njohur të pasarelave  Moss.  



(Majtas modelja britanike Kate Moss, djathtas motra e ish-missit Arnita Beqiraj)

Gjithashtu nuk mund të lëmë pa komentuar edhe veshjet delikate, të cilat fizionomia dhe portreti i Anit i kanë demonstruar mjaft këndshëm.



Në fakt hiret apo pozat prej modeleje ndoshta nuk janë të rastësishme për Anin, pasi ajo është motra e një prej ish-miseve shqiptare, Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj. Madje në faqet përkatëse në Facebook dy motrat bukuroshe shfaqen mjaft të afërta me njëra-tjetrën. Të jetë edhe Ani në ndjekje të hapave të Arnitës?



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

22/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin