Në disa të publikuara nga stilistja Tefta Seiti në faqen e zyrtare të atelierit “T&N couture” ku shfaqen disa nga krijimet te saj për sezonin e verës, të cilin e kemi lënë pas mund të shohim 25 vjeçaren, pozat dhe tiparet e së cilës të kujtojnë gjithnjë e më shumë fillesat dhe tiparet e supermodeles së njohur të pasarelave Moss.
(Majtas modelja britanike Kate Moss, djathtas motra e ish-missit Arnita Beqiraj)
Gjithashtu nuk mund të lëmë pa komentuar edhe veshjet delikate, të cilat fizionomia dhe portreti i Anit i kanë demonstruar mjaft këndshëm.
Në fakt hiret apo pozat prej modeleje ndoshta nuk janë të rastësishme për Anin, pasi ajo është motra e një prej ish-miseve shqiptare, Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj. Madje në faqet përkatëse në Facebook dy motrat bukuroshe shfaqen mjaft të afërta me njëra-tjetrën. Të jetë edhe Ani në ndjekje të hapave të Arnitës?
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)