Motra e Lulzim Berishës dhe Ylvi
Beqaj hetohen për pastrim parash

Gati një vit e gjysëm pasi është shpallur e pafajshme, sërisht motra e Lulzim Berishës, Luljeta Berisha dhë dëshmitari i prokurorisë së Krimeve të Rënda Ylvi Beqja, mësohet të jenë vënë në hetim për pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimi momentalisht ndodhet në njësinë hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Durrësit, dhe se drejtohet nga prokurori i kësaj njësie Madrit Kullolli.

Hetimet ndaj këtij rasti kanë nisur pas një indicie që ka dhënë Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila pas verifikimeve të llogarive bankare të Ylvi Beqjas dhe kompanisë që ai administron “Saudi Bradhers Comercial Company”, ka rezultuar se një transaksion është bërë nga llogaritë e kësaj kompanie në drejtim të llogarisë së Luljeta Berishës, e cila është motra e Lulzim Berishës, i njohur nga prokuroria si kreu i bandës së Durrësit.

Nuk dihet me saktësi se cila është shuma e eurove që Beqja i ka transferuar në llogari Luljeta Berishës, por gjatë marjes në pyetje të tij nga prokuroria, ai ka deklaruar se këto para ja ka dhënë në formë borxhi.

Mirëpo prokuroria ka ngritur dyshime të forta se këto para janë dhënë në këmbim të punës që Plarent Dervishaj, ka bërë për rregjistrimin në hipotekë të ish-hotel Vollga në Durrës.

Implikimi i Dervishajt në këtë çështje nuk është faktuar, por dyshimet e prokurorëve janë se pagesa mund të jetë bërë pikërisht për këtë çështje. Momentalisht Ylvi Beqja është bashkëpuntori i prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endri Qyqja dhe Endri Zelës.

Ndërkohë nga ana tjetër njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Durrësit ka nisur hetim për pastrim parash, kundër Luljeta Berishës dhe biznesmenit Ylvi Beqja.

Pafajësia e Berishës
Në 25 qershor 2015, Luljeta Berisha është shpallur e pafajshme nga gjykata e Durrësit. Prokuroria e akuzonte Berishën për “Pastrim të produkteve të veprës penale”,lidhur me privatizimin e Dy godina të fermentimit të duhanit” të cilat ishin në pronësi të Ndërmarrjes së Duhan Cigareve Durrës.

Sipas prokurorisë Luljeta Berisha, nëpërmjet një ankandi publik,në datë 4 tetor 2004, kundrejt një vlere prej 116.085.504 lekë, ka privatizuar objektin ”Dy godina të fermentimit të duhanit” të cilat ishin në pronësi të Ndërmarrjes së Duhan Cigareve Durrës.

Në funksion të blerjes së kësaj pasurie,ka depozituar në Bankën e Kursimeve një garanci prej 22 000 000 lekë të reja,që përbënte 20 për qind të çmimit fillestar. Pas ankandit nëpërmjet kontratës së shitjes me ankand ka realizuar blerjen e kësaj pasurie.

Origjina e të ardhurave të përdorura për blerjen objektit “Dy godina të fermentimit të Duhanit” sipas organit të akuzës janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit Lulzim Berisha, ku kjo shtetase ka qenë në dijeni të burimit dhe me qëllim fshehjen dhe zhdukjen e origjinës së tyre, nëpërmjet fazës së integrimit, ka blerë me fonde të pajustifikueshme nga ana ekonomike dhe ligjore një pronë shtetërore, të cilën e ka shitur vetëm pak ditë më vonë për një vlerë që përbën vetëm 7.4 për qind të vlerës së paguar për blerjen e saj.

Në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme shtetasja Luljeta Berisha,me cilësinë e personit të lidhur (të dyshuar), rrethi i personave, gjini e afërt me “personin e dyshuar për pjesëmarrje në krimin e organizuar”, shtetasin Lulzim Berisha, vëllai i saj,ka kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Mirëpo kjo akuzë është rrëzuar nga gjykata e Durrësit e cila e ka shpallur të pafajshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave