Motra e Rita Orës takohet me Dua Lipën, ja si e quan artisten

Motra e Rita Orës takohet me Dua Lipën, ja si e quan artisten

Dua Lipa, Rita Ora dhe Elena Ora

Është përfolur se dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën.

Dhe shkak për krisjen e marrëdhënies mes tyre thuhej se kanë qenë në fillimet në karrierën e Duas, pasi ajo kishte kërkuar ndihmë nga Elena, motra e Ritës, e cila është dhe menaxherja e këngëtares, por ajo nuk e kishte përkrahur.

Por mesa duket çdo gjë i përket të kaluarës. Motra e Rita Orës, Elena ka postuar në “Insta Story” një foto përkrah me Duan, në të cilën shkruan: "Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare për ne, ne e drejtojmë botën".

Një "përplasje" e fundit mes dy artisteve shqiptare u konsideruar dhe postimet që ato bënë në rrjetet sociale lidhur me numrin e personave që qenë të pranishëm në shesh kur zhvilluan koncertet.

Dua thoshte se kishte arritur një numër rekord të personave të pranishëm në sheshin “Skëndërbej” më 28 nëntor të këtij viti, nga ana tjetër Rita Ora rikujtoi në Instagram rekordin e saj, koncertin që pati në Prishtinë, më 17 Shkurt 2018.

12/10
S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve