DURRËS - Nuk kanë përfunduar ende “aventurat” e dy motrave Kajtazi nga Durrësi. Vetëm një ditë pasi Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë burg pa afat deri në përfundim të hetimeve për motrën më të madhe Orialda Kajtazi 18 vjeçe, dhe detyrim paraqitje dy herë në muaj për K. Kajtazi 14 vjeçe, kësaj të fundit dje i është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje. Sipas Gjykatës së rrethit të Durrësit, ka qenë vetë 14 vjeçarja e cila pas dhënies së masës së sigurisë ndaj saj, i ka kërkuar Gjykatës edhe një urdhër mbrojtjeje nga familja e saj.

K. Kajtazi nuk ka pranuar që të kthehej në banesën e saj të cilën e dogji rreth një muaj më parë së bashku me motrën e saj më të madhe, por është dërguar në Qendrën e Rehabilitimit në Kamzë. Burime nga policia e kryeqytetit thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se nuk dihet ende një afat që vajza do të qëndrojë aty. Ndërsa mësohet se në ambientet e kësaj qendre kanë shkuar edhe familjarët e saj, babai, nëna dhe motra më e fadhe e familjes Kajtazi.

Edhe pse duket qartë se familjarët e kanë falur vajzën e tyre, 14 vjeçarja sërisht nuk ka pranuar që të takojë e të bisedojë me to. Mësohet se vajza është shprehur se nuk ka dëshirë të bisedojë me njeri, madje as të kthehet në banesën e saj nga frika se prindërit do të ushtrojnë dhunë për atë që ajo së bashku me motrën e saj Orialdën bënë muajin e kaluar. “Nuk dua të kthehem në shtëpi. Më mbroni prej tyre (prindërve)”, mësohet të ketë thënë 14 vjeçarja. K.Kajtazi do të qendrojë përkohësisht në një Qendër Rehabilitimi në Tiranë, ndërsa përpjekjet e policisë së Durrësit dhe ato të Tiranës që 14 vjeçarja të gjejë gjuhën e përbashkët me pjestarët e familjes e të kthehet në banesë kanë rezultuar të kota.

Këtë të hënë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Orialda Kajtazin 18 vjeçe dhe motrën e saj më të vogël Klevisa Kajtazi, 14 vjeçe me detyrim paraqitje. Të dyja vajzat akuzohen se helmuan pjestarët e familjes së tyre dhe më pas i vunë flakën banesës dhe pasi morën rreth 5 milionë lekë të vjetra nga shtëpia u larguan pa lënë asnjë gjurmë. Ato u gjetën javën e kaluar nga policia e Vlorës, ndërsa gjatë kësaj kohe kishin qëndruar në një banesë të marrë prej tyre me qera.
 
Redaksia Online
(o.b/a.h/ Shqiptarja.com)