Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka kaluar fundjavën duke ia dedikuar familjes. Xhensila këto ditë është larguar nga rrjetet sociale për të shijuar pushimet, e motra na zbuloi vendndodhjen e saj me fotot e videot e postuara.
Alba postoi fillimisht një video ku shfaqet duke u argëtuar me Xhensilën teksa rrotullohen të kapura pas dore.
Ndërsa në videon e rradhës Alba shfaqet duke pozuar në breg të detit, por Xhensila e prish setin fotografik duke shkuar me vrap e duke tentuar ta hedhë motrën në ujë.
“Ana e errët e Xhensilës”, shkruan Alba me humor teksa në fund të video shihet se ajo i shpëton Xhensilës ndërsa këngëtarja e ndjek.
Komento
Lajm ky???? Hahaha hajde hajde
Përgjigju