Motrat akuzuan mjeken se nuk i shërbeu babait të tyre tek spitali COVID-1, Meta: Është tronditëse, çdo rast duhet hetuar

Motrat akuzuan mjeken se nuk i shërbeu babait të tyre tek spitali COVID-1, Meta: Është tronditëse, çdo rast duhet hetuar

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si një ngjarje tronditëse rastin e ndarjes nga jeta të vëllait të ish-deputetit të PD-së, Rifat Lalon në spitalin COVID-1 pak ditë më parë. Përmes një postimi në Facebook, Meta i referohet denoncimit të familjarëve të të ndjerit dhe shkruan se marrja në pyetje nga Policia e Shtetit është një qasje çnjerëzore.

Meta thotë se në një situatë ku janë publikuar shumë raste të abuzimeve në spitale, çdo pretendim i vogël nga familjarët duhet marrë me seriozitet nga autoritetet shqiptare. Sipas tij, organet ligjzbatuese duhet të hetojnë se pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore dhe pse kontratat koncesionare të diagnostikimit nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë.

Rifat Lalo, vëllai ish-deputetit të PD-së, dhe njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, humbi jetën pak ditë më parë në Spitalin Infektiv, pasi ishte infektuar nga COVID. Vajzat e të ndjerit bënë një denoncim në media duke akuzuar stafin e Spitalit Covid1 se nuk i kanë shërbyer të atit, e sipas tyre e kanë lënë në të ftohtë dhe madje nuk i kanë bërë as skaner, ndërkohë që u është thënë e kundërta.

Në lidhje me këtë deklaratë, reagoi edhe QSUT, ku sqaroi se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjendjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital. Policia e Tiranës ditën e djeshme njoftoi se ka nisur procedimi penal për dy vajzat e Rifat Lalos, të cilat pak ditë më parë deklaruan në media, se babai i tyre ndërroi jetë pasi në spitalin COVID nuk ju krye shërbimi i duhur.

Postimi i plotë i Metës:

Humbja e jetës së qytetarit të ndjerë Rifat Lalo në Spitalin Covid 1, i braktisur pa kujdesin e domosdoshëm shëndetësor sipas denoncimit të familjarëve, është një ngjarje thellësisht tronditëse. Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve të tij, ndaj me ta dhembjen e madhe për humben e jetës së të afërmit të tyre. Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik. Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret.

Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen. Këto skandale e shumë të tjera duhen hetuar deri në fund, por jo qytetarët, të cilët vajtojnë të afërmit e tyre, që kanë ndërruar jetë. Familja Lalo të lihet e qetë të vajtojë humbjen e njeriut të saj të dashur. Ndërsa çdo institucion shtetëror të ushtrojë funksionet pa cenuar dinjitetin dhe personalitetin njerëzor, si dhe të dëshmojë mbështetjeje e solidaritet me qytetarët, që po vuajnë në këtë kohë pandemie. Çdo sjellje tjetër, që shkon deri në makabritet nuk do harrohet dhe nuk do të amnistohet, por do ndëshkohet rëndë në referendumin historik të 25 prillit 2021 dhe pas kësaj date.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 18/02/2021 19:00

    Ike o like hajduti fli gjume ne qeli se aty e ke vendin ti, mona, sal qeni se bashku me familjet qe kan perfituar nga vjedhjet dhe grabitjet qe i keni bere Shqiperise e soj e sorollop

    Përgjigju
  • Taipi: 18/02/2021 18:28

    Perse po te vjen kaq keq kohet e fundit per shqiptqret o like... pse ste erdhi keq kur i vodhe o Derzi... po dridhesh me duket...

    Përgjigju
  • Ilir Meta: 18/02/2021 18:21

    Ali Baba me 40 hajdute ti han vec mute.

    Përgjigju
    • Haha: 18/02/2021 18:28

      I befte mire Metes.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro