DURRËS - Pavarësisht dy vajzat dogjën shtëpinë dhe i vodhën paratë, dy prindërit kanë shkuar në seancën e parë gjyqësore, për të treguar se i kanë falur. Por, refuzimi i fëmijëve duket se ka qenë një tjetër goditje tragjike.
Gjykata ka vendosur masën e burg pa afat për motrën e madhe Orialda Kajtazin, ndërsa e vogla është lënë të hetohet në gjendje të lirë. Pavarësisht kësaj K. Kajtazi ka refuzuar familjen duke kërkuar të merret në mbrojtje nga shteti. “Prisnim që vajzat të na kërkonin falje por ato nuk pranuan as të na takonin”, janë shprehur të përlotur prindërit e adoleshenteve. Dy vajzat akuzohen për shkatërrimin dhe vjedhjen e banesës së tyre në bashkëpunim. Akuza që u pranuan dhe në gjykatë.
Masat e sigurisë
Gjykata e Durrësit vendosi si masë sigurie atë të arrestit me burg për Orialda Kajtazin, ndërsa për motrën e saj të vogël, K.Kajtazi, detyrim paraqitje dy herë në muaj. Përpara trupit gjykues, motrat kanë deklaruar se nuk kishin për qëllim të helmonin prindërit e tyre dhe motrën e madhe, por donin vetëm t'i qetësonin ata me anë të ilaccit të gjumit, medikament farmaceutik i quajtur "Loream". Nga kafazi i hekurt, Orialda dhe K. pranuan të gjitha akuzat, duke deklaruar se ishin të detyruara të vepronin në këtë mënyrë, se pasi helmuan prindërit e tyre kishin frikë nga ajo se çfarë do t’i priste ato më vonë. "Pasi prindërit u larguan në spital, në shtëpinë tonë erdhi policia për të na pyetur për atë se çfarë kishte ndodhur.
Ne u trembëm shumë dhe nuk dinim çfarë të bënim. Unë desha të vrisja veten, ndërsa K. më sugjeroi të largoheshim nga shtëpia në drejtim të paditur dhe më pas vepruam si vepruam, deri sa na kapi policia në Vlorë”, ka thënë para trupit gjykues 18 vjeçarja Orialda Kajtazi. Ndërkaq, pas dhënies së masave të sigurisë, dy motrat e mitura, si edhe familjarët e tyre të cilët ndodheshin në sallën e gjyqit shpërthyen në lot. Prezenca e familjes Kajtazi në sallën e gjyqit tregon haptazi se i mbështesin vajzat e tyre edhe pas veprimeve që ato kanë bërë. Edhe pse dy vajzat nuk kanë folur për pendim nga ana e tyre, avokati i tyre mbrojtës i caktuar nga Gjykata deklaroi se vajzat janë thellësisht të penduara.
Ai kërkoi një masë më të butë për Orialdën, por kjo e fundit duke u cilësuar nga trupi gjykues si një person me rrezikshmëri të lartë, iu dha masa “arrest në burg”. Ndërsa për motrën e saj më të vogël u la “detyrim paraqitjeje” në Policinë Gjyqësore, çdo të hënë të javës së parë dhe të tretë të çdo muaji, deri në përfundim të hetimeve. Drejtuesi i seancës Rexhep Bekteshi ngarkoi psikologen që ta ndjeke edhe pas gjyqit rrjedhën e ngjarjes dhe jetesën e vajzës së vogël pranë familjes, por mësohet se kjo e fundit pas përfundimit të seancës nuk ka pranuar të kthehet në banesën e saj të cilën e dogji një muaj më parë, por ka kërkuar që të mbrohej nga Gjykata.
Gjyqi ndaj tyre u bë në prani të psikologut dhe një avokati nga shteti për shkak të moshës dhe gjendjes psikologjike të tyre. Të dyja vajzat u bënë kryefjala e mediave shqiptare duke tërhequr vëmendjen e publikut pas zhdukjes spektakolare drejt qytetit bregdetar të Vlorës dhe aty u gjendën në një banesë të marrë me qira.
Ora 16:00 K.Kajtazi:Nuk dua të kthehem në shtëpi. Më mbroni prej tyre
Vetëm pak minuta pasi Gjykata e Durrësit la të lirë vajzën e vogël të familjes Kajtazi, 14 vjeçarja nuk ka pranuar të kthehet pranë familjes së saj. Ajo ka refuzuar të kthehet në banesën e saj të cilët e dogji rreth një muaj më parë dhe më pas u largua pa lënë asnjë gjurmë. Sipas burimeve, bëhet me dije se në përfundim të dhënies së masës së sigurisë K. nuk ka dashur të takojë asnjë prej prindërve të saj.
Madje, edhe ka kërkuar që të mbrohet prej tyre. Ajo është shprehur se nuk ka dëshirë të kthehet në banesë nga frika se prindërit e saj do të ushtrojnë dhunë për atë që ajo së bashku me motrën e saj Orialdën bënë muajin e kaluar. “Nuk dua të kthehem në shtëpi. Më mbroni prej tyre (prindërve)”, mësohet të ketë thënë 14 vjeçarja. K.Kajtazi do të strehohet përkohësisht në një qendër për fëmije në Tiranë ndërsa përpjekjet e policisë së Durrësit që ajo të gjejë gjuhën e përbashkët me pjesëtarët e familjes e të kthehet në banesë kanë rezultuar të kota.

/Shqiptarja.com

VIDEO