Motrat Koçi vendosën t’i rikthehen muzikës me dy klipe të reja. E veçanta ishte se dy këngëtaret i publikuan klipet e tyre në të njëjtën ditë.



Greta Koçi, e cila për shkak të angazhimeve politike i ka munguar muzikës për më shumë kohë është kthyer me një baladë të trishtë me titull “Çdo hap është një peng”, ndërkohë motra e saj Eni, vjen më këngën “Love Me”.



Të dyja këto produksione muzikore kanë ardhur nën kujdesin e “SuperSonic”.



Motrat Koçi kanë ardhur në formë mjaft të mirë fizike si dhe me një pamje mjaft të kuruar.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/3