Milan Skriniar është mbrojtësi më i ri i Fenerbahces në Superligën turke të futbollit.
Sllovaku është larguar nga PSG-ja dhe ka gjetur një mundësi për të qenë titullar nën urdhërat e Mourinhos. Në garë për të ishte edhe Galatasaray. Për gjashtë muajt e ardhshëm ai do jetë pjesë e futbollit turk në huazim dhe ekipi nga Stambolli do i paguaj pagën e plotë.
29-vjeçari spikati në 2016 si pjesë e Sampdorias, aty ku më pas kaloi te Interi dhe për gjashtë sezonet u bë ndër mbrojtësit më të fortë në Serie A. Vetëm një sezon e gjysmë në Paris dhe Milani ndërron sërish ekip, këtë herë për të punuar me "Specialin" Mourinho.