Në prag të finales së Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Barcelonës mes drejtuesve të klubit ka patur një vlerësim reciprok për madhështinë që përfaqësojnë këto dy klube. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe presidenti i federatës spanjolle Javier Tebas, i cili është shprehur i lumtur që drejton një ligë me dy skuadrat më të forta në botë.
Një mendim e ka dhënë edhe trajneri aktual i Barcelonës Xavi Hernandez, i cili ka akuzuar Mourinho-n si prishës të imazhit të Real Madrid gjatë kohës që portugezi e drejtoi atë.
“Gjatë kohës që Murinjo qëndroi tek Reali nuk krijoi një imazh të mirë dhe nuk ishte pozitive për askënd, Ai duhet të tregonte dinjitet. Përsa i përket Ançeloti, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe jemi takuar shumë herë. Madje i dhashë një çmim kur isha ambasador në Katar. Ai më duket një person i jashtëzakonshëm dhe një zotëri nga bota e futbollit. Ne duhet t’i përmbahemi linjës së sjelljes dhe të mos harrojmë se lufta (mes nesh) është vetëm në futboll. Unë e admiroj trajnerin dhe disa lojtarë të Real Madridit dhe nuk kam pse ta fsheh,”- tha Hernandez