Mourinho 'i tërbuar' nga humbja në derbin me Lazion, trajneri i Romës: I dominuam, ata u treguan cinikë

Mourinho 'i tërbuar' nga humbja në derbin me Lazion, trajneri i Romës: I dominuam, ata u treguan cinikë

Jose Mourinho

Roma humbi 0-1 me Lazion në derbin e kryeqytetit italian, me sfidën që vlente për javën e 13-të në Serie A. Një gabim nga Ibanez u shfrytëzua nga Felipe Anderson në të 29 minutë, me golin që në fund rezultoi deçiziv. Pas ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho. Portugezi u ndal te ngjeshja pas e kundërshtarit, duke thënë se skuadra e tij dominoi.

-"E prisnit që Lazio të luante këtë lloj ndeshjeje?

Mendoj se loja që ata luajtën është gjithashtu pasojë e rezultatit 1-0. Na bënë bllokim poshtë, kompakt, të gjitha së bashku, në leksionet tona thuhet se ishte një lojë cinike, inteligjente, në Angli njerëzit shkojnë në shtëpi pas 20 minutash. Koha aktive e lojës është sigurisht shumë e ulët, intensiteti dhe vazhdimësia e lojës janë shumë të ulëta, ata e kuptuan që ne dominonim por mungonte kreativiteti në 20 metrat e fundit. Folëm për Savicin dhe Imobbilen, nuk folëm për Dybala, mendoj se është më e rëndësishme sepse është loja ajo që na ndihmon për të shënuar.

-Pse Abraham dhe Zaniolo nuk sjellin cilësi?

Ata janë lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Nicolo nuk është kreativ, ai ka një potencial të jashtëzakonshëm fizik, i cili kur gjen hapësira është i pandalshëm, por nëse të gjithë janë brenda zonës ose në 20 metrat e parë është e vështirë të gjesh hapësira. Unë u përpoqa të gjenim ato duke e vendosur në të djathtë, por u bë një lojë shumë emocionale, nuk kisha kontroll mbi komunikimin me lojtarët. Shumë njerëz në fushë, shumë topa të gjatë. Paulo, Lorenzo dhe Volpato janë ata që krijojnë për ne. Ne kemi shpresë për Volpaton, më shumë se shpresë, besim se ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm.

- Jeni ndër të parët për golat e pësuar në kampionat, por jeni sulmi i nëntë në ligë. Pse vjen kjo gjë?

Përgjigjen që do, nuk të jap, fajin e kam unë, të rrimë kështu”, tha Mourinho.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë