Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho komentoi vendimin e klubit të Barcelonës që të vendos në stolin e "Blaugrana" Tito Vilanovan, i cili e zëvendëson spanjollin Pep Guardiolën e dorëhequr.
"Barcelona ka lider të aftë, nëse ata besojnë se Vilanova është ideali për ta zëvendësuar Guardiolën, atëherë edhe unë besoj. Por mos më kërkoni ti uroj fat atij si trajner i parë i Barcelonës, sepse ai është rivali më i madhi i yni", përfundoi "Special One".
Ndërsa pas fitores së mbrëmshme me rezultat 3:0 kundër Athletic Bilbaos, Real Madridi është shpallur kampion i La Ligas, ndërsa trajneri portugez i ‘Los Blancos’ bëhet trajneri i vetëm në botë që ka fituar tituj të kampionit në katër liga të ndryshme.
Fillimisht, Mourinho u shpall kampion i Portugalisë me Porton, pastaj me Chelsea në Premier League, Interin në Serie A dhe së fundi me Real Madridin në La Liga. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com