Mourinho: Nuk jemi të fiksuar, por
ëndërrojmë trofeun e Champions

Mourinho: Nuk jemi të fiksuar, por<br />ëndërrojmë trofeun e Champions
Pasi kishte fituar titujt e kampionit me Porton, Çelsin dhe Interin, Zhoze Murinjo të njëjtin sukses e ka arritur edhe me Realin e Madridit, duke dëshmuar edhe një herë se është njëri nga ekspertët më të mëdhenj të futbollit. Në edicionin e tij të parë me Realin, portugezi fitoi ‘vetëm’ Kupën e Mbretit, për çka shumëkush filloi të dyshonte nëse Murinjo do të arrijë ta zbresë nga froni Barcelonën nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Mirëpo, Murinjo vazhdimisht deklaronte se skuadrat e tij ‘ndezin’ në vitin e dytë dhe një gjë e tillë u konfirmuar në këtë edicion, pasi Reali fitoi titullin e kampionit me një shifër rekorde prej 100 pikëve.

“Do të festoj pak këtë titull dhe më pas menjëherë do të filloj të mendoj për edicionin e ardhshëm. Futbollistët do të jenë të angazhuar në Kampionatin evropian, por për mua nuk do të ketë pushim, pasi në Madrid gjithmonë duhet të kujdesesh për të ardhmen”, ka thënë Murinjo.

Në edicionin e ri Murinjo synon të shkojë një shkallë më lart, pasi synon ta fitojë Ligën e Kampionëve. “E kam fituar trofeun e Ligës së Kampionëve dy herë, por disa nga futbollistët e mi nuk e kanë fituar kurrë këtë trofe, prandaj ky do të jetë synimi ynë kryesor në edicionin e ardhshëm. Natyrisht nuk jemi të fiksuar, por e ëndërrojmë këtë trofe. Do të vazhdojmë të punojmë intensivisht dhe besoj se edhe ky trofe do të vijë pas një apo dy vitesh”, ka nënvizuar Murinjo.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'

VIDEO/ Momenti i 'arratisjes' së mjekut Edmod Gashi nga Gjykata, duhet të shoqërohej nga Polici në 'arrest shtëpie'