Mourinho nuk joshet nga paratë e
Kinës, United mendon rinovimin

Mourinho nuk joshet nga paratë e<br />Kinës, United mendon rinovimin
José Mourinho ka bërë të ditur se e ardhmja e tij është te Manchester United, edhe në rast se merr ndonjë superofertë nga Kina.

Portugezi arriti m shumë bujë në Old Trafford në verë, por vetëm në javët e fundit ka filluar të ketë rezultate.
 
Zërat nga klubi thonë se Mourinho tashmë i ka bërë për vete drejtuesit e United dhe ata synojnë të rinovojnë kontratën që skadon më 2019.
 
Ndërkaq, 53-vjeçari siguron se nuk joshet nga paratë që vijnë nga Kina.
 
"Paratë e Kinës tërheqin këdo, por mua më pëlqen më tepër futbolli në nivel të lartë”, thotë trajneri për Sky Sports. 
 
"Jam tepër i ri dhe me shumë vite përpara që të shkoj në një vend si Kina. Më pëlqen të qëndroj në vendin ku është më e vështirë për të fituar, kështu që jam në vendin e duhur".


d.i/Shqiptarja.com 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene