Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho nuk është një tifoz i trajnerit të ri të AS Romës, Zdenek Zeman. Zeman ka kritikuar shumë shpesh ish-trajnerin e Interit, fituesin e trefishtë të titujve me këtë ekip ndërsa këtë herë kanë shpërthyer polemikat në distancë mes tyre.

Me të dëgjuar se Zeman është kthyer në krye të një klubi në Serie A, Mourinho tha "Unë jam i varfër. Më falni, por, kush është ky Zeman? Ku ka luajtur ai? Tani jam në pushime, dhe do të shkoj të kërkoj në Google të gjej se çfarë ka fituar Zeman!?"

Ndërkohë, Mourinho ka pranuar se admiron kolegun e tij që udhëheq aktualisht kombëtaren italiane, Cesare Prandellin "Trajneri i Italisë ka ndërtuar një ekip të vërtetë fitues." Disa ditë më parë Zeman për Mourinhon kishte thënë se ai është një trajner mesatar. “Mourinho është një trajner mesatar. Mos e lartësoni” kishte thënë shkurt Zeman.(rb/shqiptarja.com)