Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, në shtëpi shkojmë të vdekur për shkak të padrejtësive

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, në shtëpi shkojmë të vdekur për shkak të padrejtësive

Jose Mourinho duke kritikuar gjyqtarin

Trajneri portugez Jose Mourinho ka qenë protagonisti gjatë dhe pas finales së djeshme të Ligës së Evropës që ku Roma humbi në penallti përballë Sevillas në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest të Hungarisë.

Mourinho kishte shumë kritika ndaj vendimeve të gjyqtarit të cilat sipas tij, kanë bërë që lojtarët e Romës të kthehen në shtëpi të rraskapitur.

“E vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar. Shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie. Por, ishte një lojë e madhe, një finale e madhe. Kishim shanset më të mira për të fituar. Pastaj penalltitë janë penallti, duhet t’i shënosh dhe ata kanë fituar”- ka thënë Mourinho.

Mourinho nuk ngurroi të denonconte se gjyqtari

Duke folur për numrin e kartonëve të verdhë të dhënë, Mourinho tha me ironi se gjyqtari iu duk spanjoll për shkak të ndëshkimeve të dhëna.

“Kur duhej t’i jepte Lamelës të dytin, ai nuk ia dha. Dhe më pas shënoi një nga penalltitë. Është një padrejtësi”, këmbënguli portugezi.

Ankesat e Mourinhos për gjykimin e Taylor në finale

Trajneri i Romës dha disa shembuj të asaj që ai i konsideroi vendime të këqija nga gjyqtari Anthony Taylor.

“Ndikimi i gjyqtarëve në ndeshjet tona është diçka me të cilën jemi mësuar, por në një finale evropiane nuk e prisja”.

“Vetëm shikoni gojën e Ibanez dhe kuptoni gjithçka, shihni Lamela që ka gjuajtur një penallti dhe duhet të ishte përjashtuar; Mjafton të shihni se skuadra që luajti më mirë në pjesën e parë është ajo që ka përfunduar me tre kartonë të verdhë. Pellegrini bie dhe është i verdhë, Ocampos simulon dhe nuk ka karton të verdhë”.

Mbrëmjen e djeshme Sevilla fitoi Ligën e Evropës në penallti pasi loja e rregullt dhe shtesa që shkuan deri në 120 minuta përfundoi me rezultatin 1-1.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
Humbi për herë të parë një finale evropiane, Mourinho vërsulet ndaj arbitrave në parkingun e stadiumit: Ishit për turp

Jose Mourinho nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e finales së parë evropiane në karrierën e tij, atë përballë Sevillas në ‘Europa League’.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai ka pritur arbitrat në parkingun e stadiumit ku i ka fyer për arbitrimin gjatë ndeshjes.

Fillimisht ai u vërsul ndaj Anthony Taylor, arbitrit kyresor me fjalët: Je një turp!

Më pas pati edhe kritika ndaj arbitrave të tjerë.

“U treguat vërtet të paaftë, ajo nuk ishte penallti. F**k UEFA!”

Presidenti i komisionit të arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosseti u përpoq të qetësonte portugezin por pa sukses. Mourinho u afrua pranë autobusit të arbitrave më pas u largua drejt autobusit të Romës.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston