Përmes një postimi në “Facebook”, Manchester United ka bërë të ditur se tashmë David Moyes është zgjedhur si pasardhës i Alex Fergusonit në stolin e ekipit të 'Djajëve të Kuq'.

Në postimin ne faqen e rrjetit social të Manchester United shkruhet: “Uroni mirëseardhjen menaxherit tonë të ri David Moyes". Tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga drejtuesit e ekipit të United për teknikun e ri, ndërsa lajmi është pothuajse 100% i sigurt, pasi Moyes ka deklaruar se do të largohet nga drejtimi i Evertonit në fund të këtij edicioni.

Në krye të Manchesterit, Moyes do të ketë një punë shumë të vështirë për të qëndruar në lartësinë e legjendës Alex Ferguson që për 27 vjet në drejtimin e ekipit arriti të merrte jo pak, por 37 trofe në të gjitha kompeticionet.


d.b/shqiptarja.com