Lajmi për ndarjen e Mozzik dhe Loredanës ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë por asnjëherë nuk është konfirmuar.
Dyshimet filluan kur Loredana e kaloi e vetme ditëlindjen e saj, ndërsa Mozzik nuk e uroi publikisht.
Kjo solli që të gjithë të mendojnë se mes tyre kishte marrë fund, por sot mund të themi se tashmë dyshimet janë larguar.
Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet pranë Loredanës, në studion ku janë bërë xhirimet për klipin e saj të ri.
Postimi i Mozzik
Ka qenë vetë Mozzik ai i cili ka realizuar foton ndërkohë që Loredana pozon në sfond.
Ai madje ka publikuar dhe një pjesë të klipit të ri në Instastory, duke e mbështetur publikisht këngëtaren.