Mozzik tregon për herë të parë për skandalin me në qendër Loredanën

Mozzik tregon për herë të parë për skandalin me në qendër Loredanën

Loredana dhe Mozzik

Reperi kosovar Mozzik ka folur për herë të parë pas ndarjes me ish-bashkëshorten e tij për skandalin që ndodhi në Zvicër me disa mijëra franga që dyshohet se Loredana ia mori një çifti.

Mozzik ka thënë për 20 minuten, se është duke qëndruar në Kosovë derisa gjatë ditës së nesërme do të kthehet për në Zvicër, për të dhënë një koncert në Rinora 4.

Ai shtoi se i urren makinat e shtrenjta dhe bizhuteritë por,  thotë se kjo është vetëm një pjesë e stilit të jetesës së çdo reperi.

Derisa ka folur për atë që e bën të lumtur, vajza e tij Hana.

Familja ime, vajza ime e dashur Hana dhe puna ime”, thotë ai, derisa, deklaron se kënga ‘Dhelpër dinake’ nuk është dedikim, pasi e kishte shkruar dy vite më parë.

Loredana është nëna e vajzës time. Unë kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të”, ka thënë për të.

Ai ka treguar se si është njohur me Loredanën.

 “Kemi komunikuar së bashku në Instagram dhe mendova se është grua e shkëlqyer. Prita një javë dhe kemi shkruar përsëri. Në ditën e Shën Valentinit katër vite më parë, u takuam  në një restorant.

 Jemi ndarë sepse nuk funksionoi më, janë gjëra private, kjo mund të ju ndodhë të gjithëve. Koha me Loredanën ishte e shkëlqyer.

Atë do ta respektoj për një jetë të tërë”, shtoi Mozzik.

 “Unë jam në kontakt me të çdo ditë përmes videove. Herën e fundit që e pashë ishte para dy muajsh, por ajo më mungon çdo ditë. Do ta shoh në dhjetor ngaqë ka ditëlindjen”, u shpreh ai për vajzën.

Reperi nga Ferizaj nuk ka pranuar që të komentojë për marrëdhënien e parasë dhe luksit me ish-gruan e tij dhe nuk foli as për lajmet se Loredana ka mashtruar një çift duke i marrë mijëra franga.

Ai ka treguar për momentin kur policia kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe morën Loredanën.

 “Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin.

Unë isha në shok sepse nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia u fut për  një kontroll në shtëpi.

Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të dali që e ka bërë, unë do të mendoj që  nuk e ka bërë”, është shprehur ai në lidhje me ngjarjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”