MPB falenderon ndërkombëtarët për lirimin e dy policëve

MPB falenderon ndërkombëtarët për lirimin e dy policëve
Pas lirimit dhe arritjes në Kosovë të policëve të rrëmbyer, Shukri Bunjaku dhe Sami Beqirit, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, nëpërmes një komunikate vlerëson angazhimin dhe përpjekjet e mekanizmave ndërkombëtarë, në veçanti EULEX-in, për lirimin e zyrtarëve policor të kidnapuar nga ana e xhandarmërisë serbe, më 31 mars 2012.

MPB përsërit se zyrtarët policor kanë qenë të kidnapuar tinëzisht nga ana e xhandarmërisë Serbeduke patrulluar në zonën e përgjegjësisë së Policisë së Kosovës dhe në asnjë moment nuk kanë tejkaluar zonën e përgjegjësisë së tyre dhe besojnë se KFOR-i dhe EULEX-i bashkërisht do të konstatojnë këtë fakt. 

Ministria e Punëve të Brendshme inkurajon të gjithë zyrtarët e Policisë së Kosovës të vazhdojnë kryerjen e detyrave të tyre sipas mandatit, në mbrojtje të integritetit territorial dhe në ruajtje të rendit dhe ligjit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Po sot, Ministri i Punëve të Brendshme kishte vizituar pikën kufitare në Merdarë dhe stacionin e policisë kufitare në Lluzhan, por ende nuk ka asnjë prononcim të policëve të rrëmbyer.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit