MPB: Në tetor vdiqën 26 vetë
në aksidente rrugore, vjet 34 vetë

MPB: Në tetor vdiqën 26 vetë<br />në aksidente rrugore, vjet 34 vetë
TIRANË - Ministria e Punëve të Brendshme është treguar menjëherë transparente në bilancin e muajit të parë të aksidenteve rrugore në qeverinë e re.

Sipas një njoftimi zyrtar mësohet se gjatë muajit tetor 2013 në të gjithë vendin janë evidentuar 179 aksidente rrugore si pasojë e të cilëve kanë humbur jetën 26 persona.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rënie të aksidenteve me pasojë vdekjen. Gjatë muajit tetor 2012 humbën jetën 34 persona si pasojë e aksidenteve.
 
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka vendosur problematikën e parandalimit të aksidenteve rrugore dhe normalizimin e trafikut rrugor në krye të listës së prioriteteve të Policisë së Shtetit.

Në këtë frymë shërbimet e Policisë së Qarkullimit rrugor kanë forcuar masat për uljen e numrit të aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Me gjithë shifrat në rënie, shërbimet e policisë janë udhëzuar për të maksimalizuar masat në drejtim të shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim për të parandaluar aksidentet rrugore, të cilat sjellin pasoja për jetën e shëndetin e njerëzve.
 
Në vijim treguesit, sa i përket aksidenteve për muajt Tetor dhe Shtator gjatë vitit 2012 dhe vitit 2013.

aksidentet shtator tetor
(Në foto: Tabela e aksidenteve për dy Shtator-Tetor 2013)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat