Të gjithë ata individë të cilët marin inisiativën për tu larguar nga shqipëria, për të kërkur azil politik në një nga vendet e Bashkimit Europiann duhet të distancohen nga kjo inisiativë, pasi është absolutisht i pamundur fitimi i azilit. Kjo deklaratë vjen nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila u bën thirrje edhe një herë të gjithë personave që të tërhiqen nga kjo inisiativë. Kjo deklaratë e MPB vjen në momentin kur, në 48 orët e fundit fluksi i qytetarëve  që aplikojnë për pasaporta biometrike është rritur ndjeshëm.

Kjo është një ‘skemë mashtrimi për udhëtimin në zonën Shengen’, njofton kjo ministri, duke shtuar se në të gjitha pikat e kalimit kufitarë poliçia e shtetit ka shtuar kontrollet dhe rritur masat. Për të evidentuar të gjitha rastet janë nisur hetimet mbi trafikimin e mundshëm të qënieve njerëzore, me qëllimin evidentimin e çdo rrjeti apo skeme mashtruese për përfitimin e azilit.  
 
MPB kujton edhe njëherë qytetarët që kërkojë të udhëtojnë në zonën Shengen, mbi detyrimin që përveç paraqitjes së dokumentacionit të udhëtimit, të shpjegojnë edhe itenerarin, qëllimin e udhëtimit, si dhe garançitë finançiare të kërkuara.
 
Nga ana tjetër, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtare nga MPB janë marrë të gjitha masat për të mos lejuar, kthyer dhe ndjekur penalisht në zbatim të legjislaçionit në fuqi, për çdo shtetas shqiptar që abuzon me të drejtën për të udhëtuar në zonën Shengen, duke kërkuar në mënyrë të padrejtë azil politik.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)