MPJ: Ambasadori Peci cënoi sigurinë
kombëtare, i padenjë për Kosovën

MPJ: Ambasadori Peci cënoi sigurinë<br />kombëtare, i padenjë për Kosovën
PRISHTINE - Ish-ambasadori i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka rrezikuar sigurinë kombëtare të vendit të tij me një sërë veprimesh që ka kryer. Kështu ka njoftuar dje Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës duke renditur edhe arsyet e dorëheqjes së tij pak ditë më parë:

"Qëndrimi i tij njëditor dhe kthimi i menjëhershëm në Prishtinë; adresimi në konferencë për media në gjuhën e vendit ku ka shkuar dhe jo vendit që përfaqëson; takimet e paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë dhe pretendimi i tij për qëndrime politike personale që kanë tejkaluar kompetencat si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sjelljen e tij e që lidhen me sigurinë shtetërore, të cilat ende nuk janë për opinionin publik, nuk kanë paraqitur përfaqësuesin e denjë të Republikës së Kosovës."

Në njoftimin zyrtar lidhur me dorëheqjen e ambasadorit Peci, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës deklaron se "dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.Ai është emëruar zyrtar ndërlidhës në Beograd si përfaqësues i Republikës së Kosovës me propozim të MPJ-së dhe kryeministrit Thaçi. Prandaj, është pritur që ai të kryejë detyrën që kërkohet me profesionalizëm, moral të lartë, përgjegjësi, dinjitet shtetëror dhe nacional, prezantim të plotë të qëndrimeve shtetërore dhe në rastin konkret guxim qytetar, që në momente të caktuara i kanë munguar.

I kemi kuptuar lëshimet e tij për disa vite si ish-ambasador në Suedi, por veprimet e tij në raport me përfaqësimin në Serbi, kanë ndikim të madh në zhvillimin politik të raporteve në mes të dy shteteve, popujve tanë dhe më gjerë.  Z. Peci ka qenë i propozuar për shkarkim dhe këtë ai e ka pasur të qartë, andaj edhe dorëheqja është hap i paraprirë prej tij," - përfundon njoftimi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë